Pas kontrollit të zhvilluar në të gjitha vendbazimet e mjeteve lundruese në Durrës, rezulton se 5 prej tyre plotësojnë kriteret e sigurisë për të vazhduar ushtrimin e aktivitetit për pjesën e mbetur të sezonit veror.

Lajmi konfirmohet për “DurrësLajm” nga prefekti Emiljan Jani, i cili dy ditë më parë mblodhi Task Forcën,

Mësohet gjithashtu se një tjetër vendbazim i kontrolluar një ditë më parë, ka vendosur ta mbyllë vetë aktivitetin dhe nuk i është nënshtruar kontrollit të mëtejshëm.

Të martën e 16 gushtit u zhvillua takimi i radhës me anëtarët e Task-Forcës Vendore të sezonit turistik 2022, ku u diskutua për situatën aktuale të vendbazimeve që gjenden në vijën bregdetare të Qarkut Durrës, ku secili institucion raportoi mbi gjendjen aktuale të vendbazimeve dhe se si mund të rifillojnë aktivitetin e tyre pas pezullimit të përkohshëm për motive të sigurisë, respektimit me rreptësi të kritereve të përshkruara në ligj dhe shërbimit të sigurtë ndaj pushuesve.