Një kontroll i policisë ka nxjerrë zbuluar dy femra shqiptare teksa ushtronin prostitucion në një lokal në Ferizaj.
"Policia e Kosovës me urdhër të Gjykatës Themelore Ferizaj, gjatë një kontrolli në një lokal në Ferizaj, ka arrestuar dy të dyshuara femra shqiptare/shtetase të Shqipërisë, nën dyshimin për marrje me prostitucion"-raporton Kosovapress.
Sipas policisë, arrestimi është bërë në rrugën “At Nikë Prela”, pak ditë më parë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarave iu dha masa e paraqitjes për kundërvajte. Rasti po shqyrtohet me procedurë normale.





