Seanca për vlerësimin e masës së sigurisë për 3 kontrollorët e arrestuar do të zhvillohet të shtunën në orën 8:30.
Prokuroria dërgoi këtë pasdite kërkesën, duke kërkuar arrest në shtëpi për Flora Ndrecën. Ndërkohë për Muhin Mezinin dhe Armando Fezgën, u la masa e sigurisë “Arrest në burg”.
Gjykata e Tiranës do vendosë nëse kontrollorët do hetohen në gjendje arresti apo të lirë.





