TIRANE, 20 maj 2013– Konventa e Partisë Socialiste vijon sot në ditën e dytë ku do të prezantohet dhe programi, nën moton: Bashkë për një fitore plebishitare.
Një ditë më parë kreu socialist, gjatë fjalës së tij tha se ribashkimi i të majtës është një detyrim ndaj qytetarëve.
"Sot ne, socialistët e progresistët, jo vetëm jemi bashkë, por kemi në dy krahët miq, partner dhe aleatë të fuqishëm që vijnë nga e gjithë shoqëria shqiptare në emër të ndryshimit, në përpjekjen e përbashkët popullore për ndryshimin dhe me vullnetin për ta garantuar ndryshimin në 23 qershor dhe pas 23 Qershorit", tha Rama.





