TIRANE, 24 shkurt 2013 – Kryeministri Berisha ka ironizuar programin e Partisë Socialiste i prezantuar të premten dhe të shtunën në Konventën e selisë rozë. Berisha ka renditur në Facebook tri pika të programit, që sipas tij janë të pavërteta dhe të parealizueshme. 

"Këtij i thonë EKUILIBER! Vraponi o burra të kalojmë YLBERIN!

Në programin që paraqiti dje në Konventën e tij, të cilin mediat, për zotimet qesharake, e quajtën thjesht programi i Nastradinit, z. Rama premtoi: 1. Dalja nga Shqipëria e gënjeshtërt, në të cilën jetojnë, sipas tij sot shqiptarët në Shqipërinë e vërtetë që ekziston vetëm në paranojën e tij 2. Dalja lakuriq për te rilindur pas zgjedhjeve, por jo ashtu siç e kanë paraqitur në gazeta me gjethe fiku por…3. Krijimi në 4 vite i 300 mijë vendeve pune dhe punësimi i 250 mijë grave, kështu që burrave për t’u punësuar, përveç radhës në zyrat e punësimit, do t'iu shtohet edhe radha e kalimit të ylberit!”,- shkruan Berisha.

/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/