Sekretari organizativ i Partisë së Lirisë Enrdrit Braimllari ka bërë me dije ditën e sotme në një deklaratë për mediat se çfarë do të zhvillohet në Konventën Kombëtare të PL më 29 tetor.
Braimllari deklaroi se konventa do të miratojë disa ndryshime në parti në zbatim të vendimeve të komitetit organizator si dhe ndryshime statutore në programin politik dhe zgjedhjen e anëtarëve të komitetit drejtues kombëtar.
Sakaq, Braimllari bëri me dije se është hapur procesi për zgjedhjen për kryetarin e Partisë së Lirisë, ndërsa ka ftuar të gjithë anëtarët të bëhen pjesë e këtij procesi.