Këngëtari i njohur, Renis Gjoka u bë baba për herë të parë në muajin qershor. Në jetë erdhi një vogëlushe të cilën e pagëzoi me emrin e vaçantë Aura.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari nëpërmjet një postimi në Instagram dhe ishte kujdesur që fytyrën e vajzës të mos e zbulonte.

Por ditën e djeshme Renisi ka publikuar në rrjete sociale një foto mjaft të ëmbël ku për herë të parë zbuloi imazhin e Aurës, e cila duhet pranuar është një kopje e të atit.

"Koha që kalojmë bashkë është më e mira", shkruan Renisi krahas fotos.