Dj Geek dhe Vig Poppa publikuan para disa orëve projektin e tyre më të ri, të titulluar “Futja Kepen”. Kjo këngë është pritur mjaft mirë nga publiku, duke arritur brenda kaq pak kohësh më shumë se 150 mijë klikime në “Youtube”.

Pjesë e këngës ka qenë dhe Dafina, e cila ka shpërndarë një pjesë nga klipi  duke e përshtatur me disa fjalë të teksitit që duken si një thumb ndaj kolegëve.

“Hala po veshin si unë. I kanë gjestet si unë. I shkruajnë tekstet si unë. Edhe shprehen si unë. Po nuk bohen si unë, se s’munohen si unë.”, ka shkruar Dafina.

Ende nuk bëhet me dije se kujt i është referuar, por kohët e fundit  është përfolur për një krisje të raportit me Taynën. Replikat mes tyre në rrjete sociale nuk munguan gjë që përforcoi dhe më tepër thashethemet se dy artistet kanë prishur raportet.