19 dhjetor 2014 –  Një kopsht zoologjik në Argjentinë, ku turistët mund të bëjnë  foto me luanin brenda në kafaa pasi këtë të fundit e kanë droguar, rrezikon të mbyllet pas kërkesave të shoqatave në mbrojtje të kafshëve. Vizitorët e kopshtit zoologjik ‘Lujan’, në Buenos Aires kanë mundësinë të shijojnë eksperiencën e papërsëritshme duke paguar 25 paund, por shoqatat e animalistëve janë angazhuar seriozisht kundër kësaj mizorie përmes rrjeteve sociale duke dërguar  foto të luanit të droguar tek qeveria e vendit.

Tashmë ekziston mundësia që kopshti zoologjik të gjendet përballë sanksioneve të rënda ose të mbyllet, pasi në Argjentinë është e ndaluar me ligj kontakti mes njerëzve dhe kafshëve të egra.