Në qarkun e Korçës, gjatë natës, reshjet kanë qenë të intensitetit të ulët deri mesatar, kryesisht shi dhe borë në zonat malore mbi 1300 m.

Në rrugën e Dardhës, nga km 9-14, ka patur reshje dëbore, me trashësi borë deri në 8 cm.

Mjetet borëpastruese kanë qenë në terren gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm për pastrim dhe kriposje, duke mundësuar qarkullimin normal.

Autoriteti Rrugor Qendër Lindje dhe Policia e Qarkullimit Rrugor po mbajnë monitorimin e vazhdueshëm të çdo segmenti të prekur nga reshjet. Drejtuesit e mjeteve këshillohen të tregojnë kujdes të shtuar dhe të pajisen me goma dimërore për udhëtime në zona me prezencë dëbore.

Aktualisht, moti është i vrenjtur, reshjet janë ndërprerë, dhe temperatura është 3°C.