Qyteti i Korçës është mbuluar nga dëbora.

Reshjet kanë nisur që prej orës 7:30 të mëngjesit të sotëm, ndërsa temperatura mesatare shkon deri në -3.

Kontraktorët janë në gatishmëri për mirëmbajtjen e rrugëve, ku mund të ketë vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Në aksin Korçë-Pogradec në afërsi të Qafë-Plloçës po kriposet pasi dhe ky aks është përfshirë nga reshjet.