Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se një pjesë e mirë e rrugëve në qarkun e Korçës janë përfshirë nga dëbora.

Në aksin rrugor Korçë – Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir, ndërsa drejtuesit duhet të kenë kujdes në Qafën e Qarrit, ku aktualisht ka stuhi dëbore.

POSTIMI I PLOTË

Korçë-Ersekë qarkullimi kryhet pa zinxhir

Në Qafen e Qarrit, km 13-18, aktualisht ka stuhi dëbore  drejtuesit e mjetevete të kenë kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment, pasi era e fortë sjell borën në rrugë në formë stuhie kalimi, por përpos erës së fortë kalimi kryhet pa zinxhirë

Kontraktori është në terren që në orët e para të mëngjesit dhe po punon me 3 borëpastruese përgjatë këtij segmenti.