Nuk ka qetësi për Korçën, pasi ky qark është tronditur sërish nga tërmeti. Mëngjesin e sotëm janë regjistruar dy goditje të tjera.
Sipas Institutit të Gjeoshkencës, në oret e para të mëngjesit janë regjistruar dy tërmete, i pari me magnitudë 2.7 dhe tjetri më i fortë me magnitudë 3.
Këto goditje pasojne ato të një dite më parë, që shkaktuan panik të madh te banorët, aq sa shumë prej tyre e kaluan natën jashtë.





