Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në qytetin e Korçës. Lëkundjet janë ndjerë gjatë natës dhe sot në mëngjes, rreth orës 05:49 dhe 07:49, me magnitudë 2.9 dhe 3.6 të shkallës Rihter.

Gjatë natës janë ndjerë disa lëkundje të tjera me magnitudë 2.1 dhe 2.4 të shkallës Rihter. Ende nuk dihet nëse janë shoqëruar me dëme të tjera materiale. Kujtojmë që të paktën 184 banesa rezultojnë të dëmtuara nga lëkundjet e mëparshme, 60% e të cilave rezultojnë të pabanuara. Qindra banorë janë detyruar të strehohen në çadrat e e ngritura nga Forcat e Armatosura.

Zyra sizmike në Korçë më herët tha se 65 lëkundje janë regjistruar brenda 30 orëve në vend. Lëkundjet janë ndjerë në juglindje të vendit, Korçë dhe Greqi.