26gusht 2015 – Skënderbeu do të jetë klubi më i pasur i futbollit shqiptar pas kalimit të dy tureve në Ligën e Kampioneve, luajtjes në “play-off” të Ligës së Kampioneve e tashmë pjesëmarrjes në grupet e Ligës së Evropës (17 shtator – 10 dhjetor).Në fakt eliminimi nga Dinamo e Zagrebit ka bërë që Skënderbeu të humbasë 14.1 milion euro, por së paku ka përfituar 6.1 milion euro, ndërsa kështu është klubi më i pasur në vend, që gjatë një sezoni arrin të harxhojë 1 milion euro.
Kalimi nga raundi i dytë në të tretin e Ligës së Kampioneve i ka kushtuar 300 mijë euro. Mandej nga i treti në “play-off” të Ligës së Kampioneve 400 mijë euro.Por pavarësisht eliminimit nga “play-off”, Skënderbeu i ka në arkën e vet 5.4 milionë euro. Sepse janë gati 3 milionë euro për pjesëmarrjen në këtë raund. E në total 6.1 milion euro.
Sakaq të premten, do të hidhet shorti i grupeve të Ligës së Europës, atje ku do të marrë pjesë dhe Skënderbeu në vazhdim.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/