Skënderbeu ka zbritur në fushë për të filluar me përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit, ku objektivi kryesor është të shpallet kampion. Në seancën e dytë stërvitore për këtë vit binte në sy entuziazmi i futbollistëve korçarë, të cilët duken të kënaqur për atë që kanë bërë deri tani. Trajneri Ilir Daja, u shfaq i kënaqur me gjendjen fizike të skuadrës, teksa u shpreh se tani fillon më e vështira.
Lidhur me merkaton, Daja pranoi se ka nevojë për një sulmues anësor, duke shtuar se nëse do të ketë largime duhet të ketë edhe afrime për të realizuar objektivat.





