Korçë, 5 nëntor 2013 –Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur ditën  e  sotme në fshatin Libonik të qytetit të Korçës.Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali lojërash fati, ku autori dhe viktima janë konfliktuar duke luajtur poker. Viktimë ka mbetur 23 vjeçari Adriatik Bregu, banues në Libonik, i cili nuk ka mundur tu shpëtojë dot plagëve të rënda dhe ka humbur jetën në spitalin e Korçës. 
Sipas policisë, autori i ngjarjes dyshohet të jetë 25-vjeçari D. Kreka, gjithashtu banues në fashtin Libonik. Policia ka arrestuar autorin e dyshuar, 25-vjeçarin Kreka, gjithashtu po punohet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarjeje të rëndë.