Efektivat e Policisë së Shtetit, në Korçë, kanë bllokuar një numër veprash arti, që dyshohet se janë të trafikuara, ndërkohë që kanë shpallur në kërkim edhe personin që mendohet se i ka sjellë ato në vend nga Greqia.

Sipas burimeve policore, shtetasi i shpallur në kërkim është Ll. B., 44 vjeç, banues në Ravonik.

Hetimet paraprake kanë treguar se i shpalluri në kërkim ka futur në vend nga Greqia, në kohë të ndryshme, 37 vepra arti kishtare, me qëllimin për t’i shitur. Por, fakti se ato nuk kishin asnjë lloj dokumenti shoqërues ka sjellë edhe aksionin policor, pasi dyshohet se bëhet fjalë për vepra arti të vjetra dhe të trafikuara.