Aksident me pasojë një të vdekur dhe një të plagosur është regjistruar mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor Korçë-Ersekë. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një automjet furgon, me targa TR 6149 T, ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në kanal, ku për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i mjetit dhe një pasagjer, të dy ende të paidentifikuar. Mësohet se njëri prej tyre ka ndërruar jetë, ndërsa tjetri u dërgua me urgjencë në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia dhe një grup hetimor, të cilët kanë shkuar në vendin e ngjarjes, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Korçë, furgoni del nga rruga, një person vdes dhe një tjetër plagoset
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Kontratat 1 euro, hapet rruga për blerjen e pronës, shteti mund ta rimarrë nëse shkelen kushtet
Në disa zona priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat
Më pranë se kurrë, zbulohet kur do të nisë Big Brother VIP Kosova
Harry dhe Meghan tërheqin fëmijët nga shkolla britanike pas vetëm dy ditësh, shqetësime për sigurinë





