Një 48-vjeçar është goditur me mjete të forta në kokë, teksa po punonte për hapjen e një kanali. Mësohet se shtetasi A. G. po punonte për hapjen e një kanali, kur është konfliktuar me shtetasin N. Z. dhe dyshohet se ky i fundit e ka qëlluar.

N. Z. është pronari i një këndi sportiv pranë vendit ku po punohej. Autori i dyshuar ndodhet në Komisariatin e Korçës dhe po merret në pyetje në lidhje me ngjarjen. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.