KORCE, 19 qershor 2013 – Pak orë para mitingut përmbyllës të fushatës elektorale në Korcë, të kryeministrit Sali Berisha është hequr posteri i kreut të Frd-së Bamir Topi, i cili ishte vendosur në vendin e paracaktuar nga bashkia e Korcës, pikërisht në murin e Teatrit "Cajupi'. 

Menjëherë ka reaguar kandidati për deputet i Frymës së Re Demokratike në këtë qark Alfred Cako, i cili e ka quajtur këtë akt një sulm përsëritës nga ana e partisë demokratike,që sipas tij vjen për shkak të fobisë që lideri i PD-së ka ndaj FRD-së. 

"Heqja e posterit ishte në vazhdën e disa akteve të tjera që ka bërë Partia Demokratike bashkë me përfaqësuesit e saj në rrethin e Korcës. Disa ditë më parë janë dhunuar edhe 'City Line' duke hequr posterat tona. Janë veprime të turpshme të organizuara nga një bandë e PD. Ata vazhdimisht të gjithë ushtrojnë presion për të mos lejuar një reklamim të punës sonë ,mbi bazën e të gjitha akteve ligjore të përcaktuara në kodin zgjedhor. Sic e patë,në vendin që ishet caktuar nga bashkia për të ekspozuar një poster të partisë sonë dhe te kreu të frd-së Bamir Topit u hoq në presionin e qeverisë dhe të përfasuesve të saj. Sot vjen Sali Berisha dhe këta kanë fobi nga Fryma e Re Demokratike dhe kjo parti më shumë merret me ne se me PS, me të cilën në bashkëpunim kanë bërë kodin zgjedhor”, tha Cako.