Teksa ka marrë pjesë në analizën vjetore të punës së Prokurorisë së Korçës, prokurori i përgjithshëm Adriatik Llalla vuri sërish në qendër të kritikave punën e Policisë së Shtetit, dhe veçanërisht Policinë Shkencore. Llalla tha se vonesat e ekspertimeve zvarrisin proceset hetimore.

Kritika ndaj kësaj strukture të Policisë së Shtetit kryeprokurori Llalla shprehu edhe një ditë më pare, në analizën vjetore të punës së vetë Policisë së Shtetit, në prani edhe të ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.

Njëkohësisht, kryeprokurori kritikoi Policinë e Shtetit edhe për mungesë të procedimeve penale, ndaj në Korçë u kërkoi prokurorëve që të shtojnë hetimet e nisura me iniciative të tyre.