5 nëntor 2013- Prokuroria e qytetit të Korçës nis hetimet për dyshimet e ngritura një ditë më parë se janë blerë vota në zgjedhjet lokale për kreun e ri të Bashkisë së Korçës. Burime të rezervuara nga organi i akuzës konfirmojnë se kanë nisur hetimet për dyshimet e ngritura se shtabi i Partisë Socialiste në Korçë ka kryer pagesa nën dorë kundrejt votës për kandidatin e PS, z.Sotiraq Filo. Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i kryetarit të Partisë Socialiste në Korçë, Ilir Pendavinji, i cili vlerësoi se shtabi elektoral i PS-së nuk ka kryer blerje votash, por vetëm se ka ndihmuar studentët me pagesë të udhëtimit. 

“Nuk kemi blerë vota, në asnjë mënyrë. Studentët nuk kishin mundësi të vinin në Korçë, ata janë anëtarë të FRESSH dhe ne vetëm sa u kemi paguar shpenzimet që të mund të vinin të votonin në Korçë. Rruga vajte-ardhje Tiranë-Korçë kushton 16 mijë lekë të vjetra”.

 

/balkanweb/