Kalimi i qytetarëve në pikën kufitare të Kapshticës është ndërprerë pasditen e sotme. Shkak është bërë një defekt në sistemin doganor të palës greke, e cila ka ndërprerë punën e saj. Ndërprerja e punës ka ndodhur rreth orës 16:00 dhe nuk dihet se kur do të zhbllokohet. Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë bën me dije se në dalje nga Republika e Shqipërisë aktualisht janë krijuar radhë jo të gjata të mjeteve. “Nuk bëhet me dije se kur mund të riparohet problemi dhe të rifillojë puna,” – sqaron Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë.
Korçë, rradhë të gjata në Kapshticë, defekt në sistemin kompjuterik të palës greke
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Gjermania miraton dronët kamikazë për përdorim ushtarak
Ushtria afgane sulmon Pakistanin në përgjigje ndaj bombardimeve
Divorci pas martesës 17-vjeçare/ Jonida Maliqi “hap” zemrën: Ishte dështim për mua, sot e mendoj që është….
Si të kuptoni që edukimi juaj ka lënë gjurmë te fëmijët





