DURRËS, 6 tetor 2014 – Tjetër rast ngacmimi seksual i një zyrtari shtetëror kundrejt një punonjëseje të një institucioni. Sanitarja e një shkolle në fshatin Drithas të Korçës, ka denoncuar kryetarin e komunës Libonik, me pretendimin se ky i fundit e ka pushuar nga puna pas refuzimeve të saj për të kryer marrëdhënie seksuale.

Miranda Shuli është paraqitur në komisariatin e policisë për të denoncuar kryekomunarin e Libonikut Petrit Kupe, e cili, sipas saj, i ka kërkuar disa herë favore seksuale në mënyrë që ajo të vazhdonte punën në shkollë. Gruaja pretendon se ka edhe dëshmitarë që vërtetojnë akuzat e saj kundër Kupes.

“Më pushoi nga puna pasi refuzova kërkesën e tij. Kam dëshmitarë për këtë akuzë”, – ka deklaruar në polici Shuli.

/marrë nga gazeta “Shqip”-com/