Sot pasdite, një ngjarje e rëndë ka përfshirë qendrën e qetë të qytetit të Korçës, ku një person është qëlluar me armë zjarri. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Lagjen 7, në Rrugën “Gjon Buzuku”. Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë mundur të ndalojnë autorin e dyshuar.
Motivi i sherrit që përfundoi me një të plagosur më armë zjarri dyshohet se është një femër. Burimet policore thonë së 25-vjeçari A. B. ka debatuar fillimisht me autorin dhe, në grindje e sipër, 30-vjeçari K. O. nxorri armën dhe e qëlloi në këmbë të riun. Ky i fundit u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës dhe, sipas mjekëve, është jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i plagosjes u arrestua pak minuta pas ngjarjes.