30 dhjetor 2013- Mbrëmjen e sotme, një 27 vjeçar dyshohet se ka mbetur i vdekur në minierën e Lozhanit të Korçës. Nga të dhënat paraprake, mësohet Mirjan Bushi nga varferia ekstreme ka hyre ne minerë dhe kërkonte hekura që i shiste për skrap.
Galeria eshte shembur dhe po punohet për gjetjen e tij. Aktualisht në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e shpëtim-minierave dhe policia, të cilët janë njoftuar nga banorët e zonës.“Nuk dimë gjë për fatin e djaloshit 27-vjecar”, tha policia në orët e vona të mbrëmjes së të hënës.





