23 dhjetor 2014 –  Babagjyshat e Krishtlindjeve në Korenë e Jugut duhet të jenë shumë të përgatitur për t'u ngjitur në çatitë e shtëpive apo dritaret e larta. Për të qenë të aftë, ata stërviten në mes të kanioneve dhe shkëmbinjve në malet e Seulit.

Kjo do t'u shërbejë 25 Babagjyshave të Krishtlindjeve që ta kenë të lehtë të ngjisin lartësitë e banesave, për të dorëzuar dhuratat e fëmijëve. Gjithashtu ata përgatiten që të mos bëjnë zhurmë në momentet që futen nëpër shtëpi.