KORE E JUGUT, 23 prill 2013 – Ditën e martë, ministri i Mbrojtjes i Koresë së Jugut Kim Kwan-jin mori një pako me pluhur të bardhë, të cilës i ishte bashkangjitur një letër me kërcënime.

Autoritetet e Koresë së Jugut deklaruan se në marrëdhënie me Ministrin është kryer një atentat terrorist. Ministria e Mbrojtjes po përpiqet të përcaktojë natyrën e pluhurit.

Pak ditë më parë pranë godinës së ministrisë u hodhën qindra fletëpalosje, ku dënohej qëndrimi i ashpër i Ministrit në marrëdhënie me Korenë e Veriut. U njoftua se fletëpalosjet përmbanin gjithashtu kërcënime.