KORE E JUGUT, 25 shkurt 2013 – Park Geun-hye është betuar të hënën si presidentja e parë femër e Koresë së Jugut. Park Geun-hye kreu betimin e saj zyrtar para dhjetëra mijëra njerëzve në frontin e Asamblesë Kombëtare në Seul. 

Pas përurimit, 61-vjeçarja Park, i kërkoi Koresë së Veriut t’i braktisë ambiciet e saj bërthamore dhe të ndalojë së shpenzuari resurset e saj të pakta në zhvillimin e armëve. Park, është vajza e madhe e Park Chung Hee, i cili sundoi Korenë e Jugut në vitet 1964-1979. 

Park Geun-hye ka premtuar “demokracinë ekonomike" dhe rritjen e “lumturisë kombëtare" në një vend ku dallimet mes të ardhurave të të varfërve dhe të pasurve janë rritur në vitet e fundit.