Koreanët e Jugut kanë zgjedhur kandidatin liberal, Moon Jae (Mun Xhi) si Presidentin e tyre të ardhshëm. Kështu sygjerojnë sondazhet e para, sipas të cilave, Moon ka siguruar 41.4% të votave. Rivali i tij, Hong Joon-Pyo (Hong Jon Pio) ka rritur të sigurojë vetëm 23.3% të votave. Liberali Moon është deklaruar në favor të dialogut me Korenë e Veriut, me të cilin Jugu ka shënuar disa përplasje kohët e fundit.

Nisja e dialogut me vendin komunist do të shënonte ndryshimin e politikës së Koresë së Jugut, e cila nën Presidencën e Park Geun-Hye ka qenë kundër bisedimeve. Zgjedhjet e parakohshme Presidenciale erdhën pas shkarkimit të ish – Presidentes Park Geun-Hye, e cila u përfshi në një skandal korrupsioni. Nëse fitorja e Moon do të konfirmohet ai do të betohet ditën e mërkurë.