E përditshmja e regjimit koreanoverior në faqen e saj të parë shkruan se presidenti amerikan Donald Tramp është dënuar me vdekje nga Peniani. Kjo pas fjalimit që kreu i Shtëpisë së Bardhë mbajti në Seul dhe për shkak të mesazhit të fundit në Twiter, ku sipas të përditshmes ofendonte rëndë Kim Jong Un.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë akuzohet se ka ofenduar rivalin e Penianit si gjatë turit aziatik por dhe me fjalët provokuese në rrjetin social të Twiterit ku shkruante: “Ai më quan të moshuar, unë nuk do të thoja që ai është i shëndoshë”.

Sipas të përditshmes së regjimit, Tramp akuzohet dhe si frikacak pas anulimit të vizitës në kufi me vendin gjatë qëndrimit në Seul. Pra sipas Penianit Trump meriton dënimin me vdekje pasi gjatë fjalimit të mbajtur në Korenë e Jugut e cilësoi Kim Jong Un si një diktator të pamëshirshëm.