PHENIAN, 20 shkurt 2013– Komunistët koreanoveriorë i “vënë” flakën ushtrisë dhe Presidentit amerikan Barak Obama, pasi kanë shpërthyer një bombë bërthamore.

Në shërbimin e “videohosting YouTube” u transmetua një videoklip i përgatitur nga regjimi i Koresë së Veriut, ku Presidenti amerikan Barack Obama dhe ushtarët amerikanë janë treguar në sfondin e flakës së një shpërthimi bërthamor.

Videoklipi shoqërohet me subtitra, nëpërmjet të cilëve koreanët deklarojnë me krenari: “Koreja e Veriut mundi të kryejë provat bërthamore, pavarësisht se Amerika nisi një fushatë propagandistike kundër Koresë së Veriut”.

Koreanët gjithashtu sulmuan SHBA-në për mosrespektim të sovranitetit të shteteve të tjera si dhe për imponimin e vlerave të superfuqisë.

Në përfundim autorët e videoklipit shkruan: “Njerëzit shohin. Amerika duhet të mbajë përgjegjësi”, njoftoi agjencia amerikane e lajmeve AP.

http://www.liveleak.com/view?i=bae_1361321866

/th. m. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/