KOREJA E VERIUT, 1 prill 2013 – "Sulmi bërthamor i Forcave të Armatosura Revolucionare të Koresë së Veriut, të cilat janë të mbushura plot vendosmëri për të asgjësuar të gjithë agresorët dhe provokatorët, do të drejtohet kundër armikut kudo që të ndodhet ai". 

Kjo deklaratë është bërë sot nga gazeta "Nodong Sinmun", e cila artikulon mendimin e Partisë së Punës së Koresë.

Rajonet, ku "SHBA-ja po merret me përgatitje ushtarake së bashku me regjimin kukull, do të ndodhen jo në vatrën e një lufte lokale bërthamore, por të luftës gjithëpërfshirëse bërthamore". Koreja e Veriut ka ndërmend t'i japë fund konfrontimit shumëvjeçar me Shtetet e Bashkuara gjatë "betejës vendimtare finale",- shkruan gazeta.