Koreja e Veriut do të rihapë dyert e një qyteti për t’u vizituar nga turistët e huaj në dhjetor, pas gati pesë vitesh mbyllje të kufijve, për shkak të pandemisë Covid-19.

Të paktën dy operatorë turistikë, me bazë në Kinë, njoftuan se së shpejti turistët do të lejohen të vizitojnë qytetin malor verior të Samjiyon.

Koreja e Veriut u mbyll totalisht në fillimin e pandemisë në fillim të vitit 2020 dhe filloi të zvogëlojë kufizimet e lëvizjes vetëm në mesin e vitit të kaluar.

Mbyllja e kufijve ndërpreu gjithashtu importet e mallrave thelbësore, duke çuar në mungesa ushqimore që u përkeqësuan nga sanksionet ndërkombëtare për shkak të programit bërthamor të vendit.