Kompanitë e sigurisë kibernetike dyshojnë se sulmi masiv i javës së kaluar ka gjasa të mbajë firmën e Koresë së Veriut.
Ekspertët teknikë të Google, Symantec dhe Kaspersky Lab kanë zbuluar se kode të versionit të mëparshëm të virusit Wanna Cry janë shfaqur në programe që përdoren nga Lazarus Group, një grup kriminal kibernetik, që cili dyshohet se i përket vendit komunist. Ky grup ka sulmuar kompaninë Sony në vitin 2014.
Sulmi i të premtes preku më shumë se 300 mijë kompjutera në 150 vende të ndryshme të botës. Spitalet britanike dhe ato aziatike ishin me të dëmtuarit.
Kompanitë e Telekomunikacionit dhe të transportit në Europë, si dhe disa prodhues makinash mbeten gjithashtu të dëmtuar. Sikur të mos mjaftojë, Koreja e Veriut ka kërcënuar sërish SHBA-të. Një deklaratë nga vendi komunist thotë se raketa e testuar të dielën mund të arrijë edhe Shtetet e Bashkuara.