Koreja e Jugut ka ngritur alarmin sepse Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë balistike të mërkurën e javës së kaluar. Këto informacione janë bërë të ditura nga mediat vendase, të cilat citojnë zyrtarët ushtarakë.

“Raketat fluturuan drejt lindjes dhe ushtria e Koresë së Jugut po analizon detaje në bashkëpunim me SHBA,” raportoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Ka pasur shenja që treguan se regjimi i Kim Jong Un ishte duke planifikuar një lëshim raketash në ditët e fundit. Po ashtu njoftohet se të hënën, qeveria japoneze zbuloi sinjale radiofonike që tregonin një provë të mundshme raketore në të ardhmen e afërt.

Koreja e Veriut gjuajti të fundit një raketë më 15 shtator, që fluturoi mbi ishullin Hokkaido të Japonisë, përpara se të shndërrohej në oqeanin Paqësor.