Koreja e Veriut paralajmëroi SHBA të mos ndërmarre akte provokuese në rajon, pasi në të kundërt do t'i përgjigjej me sulme bërthamore.
Shteti komunist shënon 105 -vjetorin e lindjes së themeluesit të tij Kim Il Sung…Një paradë madhështore u mbajt në zemër të Phenianit, gjatë së cilës regjimi prezantoi arsenalin e fundit.
Pamjet e shfaqura në televizionin shtetëror treguan ushtarët teksa marshonin së bashku me tanket në sheshin Kim Il Sung, në praninë e mijëra njerëzve si dhe të udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un. Ai ishte i veshur me kostum të zi, e dukej i relaksuar teksa qeshte me bashkëpunëtorët.
Mes arsenalit të prezantuar gjatë asaj që njihet si 'dita e diellit' ishin edhe raketat e reja balistike ndërkontinentale. Avionët ushtarakë krijuan numrin 105 në qiell. Për herë të pare u prezantuan edhe raketat balistike Pukkuksong që lëshohen nga nëndetëset.
Koreja e Veriut prezanton arsenalin
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





