17 Korrik 2014 – Nuk është Gjermania kampione e Botës, por Koreja Veriore. Televizioni kombëtar korean e ka mashtruar popullin e këtij vendi, duke insistuar se Koreja Veriore është shpallur kampione e Botës në futboll.
Kjo është ‘shakaja’ e fundit e kanalit Korea News Backup, sipas së cilës, Koreja e ka mundur Brazilin me rezultat të thellë, 8:1 në Maracana.
Fitorja ka mundur të jetë edhe më e thellë, por kampionët aziatikë kanë pushuar së godituri në portën e brazilianëve, për shkak të mëshirës.





