Numri i të vdekurve nga koronavirusi në botë e ka kaluar 6000 pas njoftimit nga ana e Spanjës me 105 të vdekur të tjerë.

Në total numri i të vdekurve është 6039 persona dhe 159844 kanë mbetur të infektuar. Kina mbetet vendi me më shumë viktima 3199, por tani është Europa epiqendra e epidemisë së shpejtë.

Ne kontinentin e vjetër janë 1907 të vdekur mes të cilëve 1441 në Itali dhe 288 në Spanjë. Këto dy vende kanë numrin më të madh të të infektuarve.