Në konferencën online me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyt nëse i ishte nënshtruar testit për koronavirusin
Ndonëse vendi po përballet me përhapjen e koronavirusit, Basha tha se gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhese nuk kishte arsye pse t’i nënshtrohej testit në një kohë që s’kishte asnjë indikacion prej mjekëve.
“Nuk kam pasur indikacione sipas këshillave të mjekëve që të më detyronin të bëja testin”,– tha ai.





