Ambasada e SHBA vjen me një tjetër reagim pas përhapjes së koronavirusit në Shqipëri.
Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, ambasada paralajmëron qytetarët e saj.
“Nxisim të gjithë qytetarët amerikanë në Shqipëri që të regjistrohen në programin STEP, në mënyrë që të marrin mesazhet dhe njoftimet e Ambasadës. Vizitoni faqen tonë në internet për të mësuar si mund të regjistroheni dhe për të lexuar njoftimin tonë më të fundit shëndetësor mbi COVID-19: https://bit.ly/38FYRoz”.





