Vazhdojnë të rriten në mënyrë të frikshme numrat e të prekurve dhe atyre që kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në vendin fqinjë, Itali.

“Il Messaggero” shkruan se janë 8514 të sëmurë nga koronavirusi në Itali, ndërsa numri i të vdekurve ka arritur në 631 persona, 168 më shumë se një ditë më parë.

Mësohet se 1004 persona janë shëruar nga koronavirusi në Itali, 280 më shumë sesa dje. Ndërkohë në total që nga dita e pare e shfaqjes së koronavirusit në Itali, numri i personave të prekur është 10.146

Të dhënat janë bërë publike nga komisari Angelo Borreli, gjatë konferencës për shtyp nga selia e Mbrojtjes Civile.