Borusia e Dortmundit nuk do të marrë pjesë në turin aziatik të planifikuar në verë.

Skuadra gjermane ka refuzuar të udhëtojë në kontinentin e largët për shkak të Koronavirusit, i cili ka prekur shumë shtetas në mbarë botën, por më të shumtët janë pikërisht në Azi.

“Na vjen keq, por nuk do të jemi aty”, tha Karsten Kramer, drejtori për aktivitetet e verdhezinjve. “Nuk mund të rrezikojmë jetën e futbollistëve tanë dhe familjarëve të tyre. Na vjen keq sepse e dimë që në Azi tifozët tanë mezi na presin. Por duhet të tregohemi të përgjegjshëm dhe të mendojmë në radhë të parë për shëndetin tonë”.

Borusia kishte planifikuar të udhëtonte në Kinë gjatë muajit korrik, po duket se diçka e tillë nuk do të ndodhë.