Pas testeve para ndeshjes me Francën, Ukraina e Andri Shevçenko duhej të përballej me një problem të madh, disa lojtarë rezultuan pozitivë me Koronavirus dhe nuk mund të ishin të gatshëm për ndeshjen.
Reparti më i prekur ishte porta, ku Shevçenko ka të gatshëm vetëm një portier. Në këtë situatë, trajneri duhet të gjente një zgjidhje të shpejtë dhe këtë bëri. Ish-lojtari i Milanit vendosi të grumbullojë në kombëtare ish-portierin, Oleksander Shovkovski.
Ky i fundit është tërhequr nga futbolli që më 18 shtator të 2016-s, por gjatë gjithë periudhës ka zhvilluar stërvitje individuale. Shevçenko ka vendosur ta grumbullojë ish-portierin në kombëtare, sigurisht për të qenë në stolin e rezervave, por në rast se do i ndodhë diçka portierit të parë, atëherë Shovkovski do të aktivizohej menjëherë.





