Qëndrimi në karantinë i ka detyruar shumë futbollistë mësojnë diçka nga zanatet e tjera, si: gatimi, lyerja e flokëve etj.
Njësoj si ish-arbitri i Kategorisë Superiore Lorenc Jemini, edhe portieri i Teutës Stivi Frashëri po ndihmon partneren e tij.
Ai e ka ndihmuar të lyejë flokët duke i qëndruar akoma më pranë gjatë kësaj periudhe të vështirë izolimi prej koronavirusit.





