Një tjetër humbje e rëndë është shënuar në Shqipëri nga koronavirusi. Ditën e sotme ka humbur jetën drejtori i DRSHTRR në Gjirokastër, Edi Pesha.
Ai prej 10 ditësh ndodhej në intubim në Spitalin Infektiv në kryeqytet. Ndërkohë mësohet se Pesha kishte gati 1 muaj që vuante nga koronavirusi, dhe pavarësisht mjekimeve dhe ndihmës që kishte marrë nuk mundi dot të fitonte betejën me virusin vdekjeprurës.





