Koronavirusi ka marrë jetë edhe në radhët e ushtrisë shqiptare.

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka dhënë lajmin e hidhur se është ndarë nga jeta gjeneral brigade, Ndriçim Sallaku, komandant i Komandës Mbështetëse.

“Në kaq pak kohë në krye të Ministrisë së Mbrojtjes, gjeneral Sallaku tregoi se ishte një ndër bashkëpunëtorët më të spikatur, me një sens të jashtëzakonshëm ndjeshmërie për komunitetin, të cilën e tregoi edhe gjatë përmbytjeve të fundit në Nënshkodër dhe Katund të Ri. Gjeneral Sallaku fitoi çdo sfidë ku shërbeu në Forcat e Armatosura, por fatkeqësisht humbi betejën me Covid-19”, shkruan Peleshi.

Nuk kam fjalë për ndarjen e papritur nga jeta të komandantit të Komandës Mbështetëse, gjeneral brigade Ndriçim…

Posted by Niko Peleshi on Saturday, March 20, 2021