Covid -19 ka marrë një tjetër jetë nga radhët e bluzave të bardha në vendin tonë.

Bëhet fjalë për infermieren nga Lushnja, Nurie Baçe e cila ka ndërrua jetë si pasojë e koronavirusit në moshën 59-vjeçare.

“Një tjetër infermier u largua nga armata e UISH. Me hidhërim njoftojmë ndarjen nga jeta të infermieres nga Lushnja, Zj.Nurie Bace, 59 vjeç, e prekur nga covid-19. Dashuria për profesionin, shërbimi me profesionalizëm, virtyte që e shoqëruan në cdo çast të punës së saj me pacientet. Në emër të Urdhrit të Infermierit të Shqipërisë iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe kolegëve”, thuhet në njoftimin e Urdhrit të Infermierëve të Shqipërisë.