Koronavirusi i ka marrë jetën një figure mjaft të njohur në qytetin e Elbasanit. Në një spital të Turqisë ka ndërruar jetë inxhinieri Edmond Tafa.
I prekur nga Covid-19, i ndjeri kishte disa ditë i shtruar në një spital të Turqisë për asistencë të specializuar, por nuk e ka mundur dot të keqen.
Tafa kishte javë që ishte prekur nga virusi i rëndë. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, inxhinieri i mirënjohur u dërgua për një trajtim të specializuar në shtetin turk.





